A ka ndonjë plan për të ndaluar Messin?

Futboll

A ka ndonjë plan për të ndaluar Messin?

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 17:10
A ka ndonjë plan për të ndaluar Messin?

Holanda vjen shumë ndryshe në këtë çerekfinale përballë Argjentinës, një skuadër e transformuar që nga dita kur Van Gaal u rikthye në stolin e “portokallinjve”.

Në 19 ndeshje me të në stol, “tulipanët” nuk e njohin shijen e humbjes, një skuadër që si rrallë herë pikën më të fortë ka mbrojtjen, mbase nuk janë brilant në fazën ofensive, por ky është një ekip “blind”, i vështirë për tu thyer, ky është një fakt që e vërtetojnë shifrat.

Në këtë Botëror, në katër ndeshje, Holanda koleksionoi 3 fitore dhe një barazim, 8 gola të shënuar, vetëm dy të pësuar. Sigurisht, Argjentina është një tjetër nivel, përballen me një nga favoritët e këtij Botërori, një skuadër që janë përballur 7 herë në të kaluarën, në 5 raste pikërisht në Botëror.

Në total, Holanda ka fituar 3, ka humbur 2 dhe barazuar 2. Van Gaal shprehet i bindur se Holanda e tij i ka të gjitha mundësitë për t’i shkuar deri në fund këtij turneu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat