​Kjo do të jetë e ardhmja e Deschamps menjëherë pas Botërorit në Katar

Futboll

​Kjo do të jetë e ardhmja e Deschamps menjëherë pas Botërorit në Katar

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:55
Didier Deschamps

Me kualifikimin në katërshen e fundit të Kupës së Botës në Katar, trajneri i kombëtares së Francës Didier Deschamps është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij. Të gjithë duan që ai të qëndrojë, dhe këshut pritet edhe të ndodh.

“Le Parisien” raporton këtë mëngjes se Didier Deschamps do të qëndrojë si trajner i Francës edhe për dy vite të tjera, pasi ka arritur objektivin e vendosur para Kupës së Botës për të arritur në gjysmëfinalen e turneut.

Presidenti i FFF, Noël Le Grawt, kishte treguar se trajneri i “Les Bleus” do të kishte të ardhmen e tij në duart e tij nëse ai do ta drejtonte ekipin në katërshen e fundit, dhe në fillim të kësaj jave përsëriti se donte që mandati 10-vjeçar i Deschamps të vazhdohet.

Kështu Deschamps thuhet se dëshiron të vazhdojë deri në Euro në 2024 dhe të përpiqet të fitojë përfundimisht kampionatin kontinental, veçanërisht pas humbjes në finale në shtëpi në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat