Messi i disponuar për ndeshjen historike ndaj Kroacisë

Futboll

Messi i disponuar për ndeshjen historike ndaj Kroacisë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 01:01
Lionel Messi

Argjentina do ta luajë nesër ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në histori.

Ata do të përballen me nënkampionin e kaluar të Kampionatit Botëror, Kroacinë, që shkaktoi sensacion për herë të dytë.

Lionel Messi mund ta ketë mundësinë e fundit që ta fitojë titullin e vetëm që po i mungon në sirtarë – Kupa e Botës.

Messi për ta arritur këtë sukses i vyn pakëz fat dhe shumë punë, ndaj një Kroacie, që s’e ka ndërmend të ndalet edhe bash lehtë.

Kroacia madje kërkon ta bëjë të pamundurën të mundur, e kërkon herën e tretë për të vërtetë – pasi tashmë ka shkuar në finale dhe vendin e tretë e prekën në Botërorin e vitit 1998.

Në anën tjetër, Messi suksesin më të lartë në Botëror e kishte në vitin 2014, kur u mposht nga Gjermania e Mario Gotzes.

Ndeshja do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat