Sulçe kritikon menaxhimin e klubeve shqiptare

Futboll

Sulçe kritikon menaxhimin e klubeve shqiptare

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:35
Sulçe kritikon menaxhimin e klubeve shqiptare

Altin Sulçe ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të klubeve shqiptare.

Gjatë emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, gazetari i sportit e sheh të pakuptueshëm faktin përse nuk lihen lojtarët të flasin për mediat, duke mos reklamuar as punën e tyre.

“Klubet nuk i lënë lojtarët të dalin në televizor.

Është e tmerrshme.

Nuk lënë lojtarët të dalin në televizor. “Heshtje shtypi” thonë. Nuk i bëjnë reklamë punës së tyre.

Është çmenduri. Domethënë, i vjen reklama pa lekë në studiot televizive, “jo” thonë. Heshtje shtypi se s’kemi marrë 2 pikët, 3 pikët  dhe mbetet stadiumi bosh. Kur skuadra fiton thonë jo, se i rritet mendja“, ka thënë Altin Sulçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat