Juventus, goditje nga Botërori dhe jo vetëm

Futboll

Juventus, goditje nga Botërori dhe jo vetëm

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 13:59
Juventus, goditje nga Botërori dhe jo vetëm

Juventus, pavarësisht kaosit ku është futur klubi me dorëheqjen e gjithë këshillit administrativ, duhet të mendojë edhe për merkaton dhe të përforcojë skuadrën.

Një nga pikat që duhen përforcuar është reparti i mbrojtjes ku Juventus është në kërkim të një lojtari që mund ta aktivizojë në krahun e majtë dhe të djathtë.

Një nga lojtarët që ka tërhequr vëmendjen e torinezëve është lojtari 20-vjeçar i Ekuadorit, Piero Hincapié. Ka rënë në sy në Botërorin e Katarit, duke u dalluar si një nga më të mirët e Ekuadorit dhe një nga të rinjtë më interesantë të kompeticionit.

Megjithatë, cilësitë e tij janë vënë re më parë në Bundesliga ku luan aktualisht me fanellën e Bayer Leverkusen. Një i ri që nuk ka kaluar pa u vënë re as nga Inter-i, me zikaltrit që kanë ndërmend të provojnë ta marrin.

Me pak fjalë, një derbi i Italisë për Hincapié, i cili është një lojtar i ri me shumë perspektivë. Zikaltrit dhe bardhezinjtë mund të sfidohen jo vetëm për mrbojtësin ekuadorian, por edhe për mesfushorine  Barcelona-s, Franck Kessié, i cili mund të sakrifikohet nga katalanasit në merkaton e janarit.

Juventus mund të humbasë Adrien Rabiot, i cili ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, veçanërisht nga Premier League, pas paraqitjeve të mira të zhvilluara në Botëror.

Një largim i mundshëm i francezit do t’i hapte rrugën mbërritjes së ish-mesfushorit të Milan-it, duke befasuar kështu Inter-in. Rroga e afrikanit mund të jetë pengesa e vërtetë për bardhezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat