Hernandez: Messi nuk na frikëson

Futboll

Hernandez: Messi nuk na frikëson

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 23:09
Pamje nga ndeshja

Nëse Franca shkoi në finalen e Kupës së Botës, meritë është edhe e Theo Hernandez i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij duke ia bërë më të thjeshtë “gjelave” suksesin ndaj Marokut. Ai bëhet gati për finalen e parë në karrierë me Francën, ku e pret Leo Messi.

“Është një ndeshje e pabesueshme pas ndeshjes që kemi bërë. E dinim që ishte një ndeshje  e vështirë. Maroku ka një skuadër të jashtëzakonshme, kemi fituar këtë ndeshje e tani duhet të mendojë finalen.

Është e vërtetë që kemi bërë një muaj të pabesueshëm, kemi punuar çdo ditë për të arritur në këtë moment. Tani duhet të rikuperojmë sa më mirë që të paraqitemi të dielën në mënyrë sa më të mirë të mundshme.

Goditjet e pësuara? Po, jam me të vërtetë i lodhur, por është e bukur që të fitosh këtë gjysmëfinale të Botërorit dhe asgjë, tani të rikuperojmë që të jemi në 100%.

A na frikëson Mesi? Jo, e dimë që Argjentina ka një skuadër të jashtëzakonshme dhe kemi disa ditë për të punua”, tha për “RAI” ai pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat