Pogba reagon pas fitores së Francës

Futboll

Pogba reagon pas fitores së Francës

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:44
Pogba

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka shpërndarë dy foto në Story të Instagramit pasi që Franca arriti fitore 2-0 kundër Marokut

29 vjeçari e fitoi Botërorin në Rusi katër vite më parë por nuk ishte e mundur të ftohet në Katari 2022 për shkak të lëndimit të miniskusit të tij dhe operacionit që e bëri në shtator.

Kështu që, ai është duke i shikuar ndeshjet nga shtëpia e tij në Torino këtë të mërkurë derisa ka reaguar pasi që bashkëatdhetarët e tij fituan në gjysmëfinale të Botërorit.

Pogba ka postuar një story në Instagram ku ai ka shkruar “është afër” duke shtuar një flamur të Francës, derisa ka pasur shumë lëvdata për Antoine Grizman, i cili ishte brilant edhe në anën defansive kundër Marokut dhe bëri disa rikuperime brilante të topit.      

Pogba e ka krahasuar yllin e Atletico Madridit me mesfushorin e Chelsea, Ngolo Kante, i cili nuk është pjesë e skuadrës së Francës në Katar shkaku i një lëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat