Shkëndija i ofron kontratë të re lojtarit

Futboll

Shkëndija i ofron kontratë të re lojtarit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 21:04
Doriev

Ljupço Doriev, futbollisti më i mirë i Shkendijës së Tetovës në gjysmësezonin vjeshtor, është para një dileme.

Se a do të largohet nga Tetova dhe të kalojë në ndonjë klub jashtë Maqedonisë së Veriut, ku përmendet edhe Arabia Saudite, apo do të nënshkruajë kontratë të re me Shkëndije, ende nuk dihet.

Është e qartë se Shkendija si skuadër dhe trajneri Qatip Osmani si trajner do të donin që ai të qëndronte së paku deri në qershor.

Deri më tani Shkendija zyrtarisht është ndarë me Sabit Bilallin, ndërsa këto ditë do të zyrtarizojë edhe largimin e Vlatko Stojanovskin, Mexhit Nezirin dhe Valmir Nafiut, të paktën kështu bëhet e ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat