Juventusi kundër idesë së presidentit francez

Futboll

Juventusi kundër idesë së presidentit francez

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 11:36
Juventusi kundër idesë së presidentit francez

Paul Pogba mund të mos lejohet nga Juventusi për të udhëtuar drejt Katarit.

Të enjten u raportuar se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ia idenë për të ftuar futbollistët e Francës që të jenë prezent në finalen e së dielës, të cilët nuk kishin mundur të luajnë në Kupën e Botës shkaku i lëndimeve.

“L’Equipe” raporton sot se pavarësisht qëllimit të Macronit, Juventusi është i rezervuar të lejojë Pogba të bëjë udhëtimin në Katar.

Mesfushori u ka thënë bashkëlojtarëve te Franca se do të dëshironte të merrte pjesë në finale, por pavarësisht përpjekjeve të tij për t’i bindur ata në të kundërtën, te klubi italian thuhet se nuk duan ta lënë atë të shkojë pasi ai është duke u rikuperuar nga lëndimi.

Bayern Munich nuk ka vendosur ende për fluturimin e mundshëm gjashtë-orësh të Lucas Hernandezit për në Katar, duke qenë se ai vetëm kohët e fundit i është nënshtruar një operacioni në gju pasi pësoi një lëndim në dhjetë minutat e para të ndeshjes së parë të Francës në turne, kundër Australisë.

Mbrojtësi i majtë, i cili ka telefonuar vëllain e tij [Theon] tre deri në katër herë në ditë, megjithatë do të lejohet të marrë pjesë në festimet në Paris nëse ata fitojnë, siç do të jetë rasti me Presnel Kimpemb, N’Golo Kante dhe Christopher Nkunku, që gjithashtu kanë mbajtur kontakte me anëtarët e skuadrës.

Kujtojmë se Franca në finale do të takohet me Argjentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat