Deschamps: Të gjithë bëjnë tifo për Messin, edhe në Francë

Futboll

Deschamps: Të gjithë bëjnë tifo për Messin, edhe në Francë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 11:56
Deschamps: Të gjithë bëjnë tifo për Messin, edhe në Francë

Jo vetëm Messi, edhe Didier Deschamps është një hap lart “pavdekshmërisë”, nëse “gjenerali i vogël” triumfon në finalen e madhe do të bëhej personi i parë në botë që fiton kupën e artë dy herë si trajner dhe një herë si lojtar. Leo Messi dhe banda e tij janë pengesa e fundit, Deschamps është i vetëdijshëm se bota e futbollit lutet që Messi ta mbyll me këtë trofe, i vetmi që i mungon në CV e tij mbresëlënëse:

“E gjithë bota bën tifo për Messi-n, madje edhe dikush në Francë është nga ana e tij, por ne do të përpiqemi të fitojmë Kupën”, u shpreh Deschamps duke u ndalur më pas te rreziku më i madh që e kërcënoi në këtë vigjilje të finales, viroza që pllakosi kampin francez:

“Nuk dua të futem te detajet, jemi përpjekur të administrojmë këtë situatë me mjetet e duhura. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i besojmë mjekëve”, theksoi Deschamps. Në konferencën për shtyp nuk mund të mungonte dhe një pyetje në lidhje me të ardhmen e tij:

“E ardhmja ime nuk është e rëndësishme dhe nuk varet nga rezultati i finales me Argjentinën. Të jem trajneri i Francës prej 10 vitesh është gjeja më e mirë që më ka qëlluar. Po tani duhet të jemi të gjithë të përqendruar te kjo ndeshje. Për pjesën tjetër më pas, se çfarë do të ndodh nuk më intereson shumë”, u shpreh Deschamps Mediat vijojnë të insistojnë se pasuesi i tij në krye të Francës do të jetë Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat