Fernandez në lot: Zot, kjo dhuratë nuk ka çmim

Futboll

Fernandez në lot: Zot, kjo dhuratë nuk ka çmim

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 12:10
Fernandez

Zbulimi i Botërorit të Katarit dhe njeriu për të cilin klubet më të mëdha do të grinden duke nisur nga merkatoja e janarit ishte çelësi i mesfushës së Argjentinës në këtë sukses dhe jo vetëm kupa, por edhe vlerësimi personal si “Talenti i turneut” ishte më se i merituar.

“Zoti më dha një mundësi të artë që të isha këtu dhe të luaja me Argjentinën, por në fund më shpërbleu edhe më shumë, duke më dhuruar titullin. Dhe diçka e tillë nuk ka asnjë çmim.

Gjëja më e bukur ishte që të kisha me vete edhe familjen dhe këtë Kupë Bote ta festonim të gjithë së bashku.

Nuk do ta harroj kurrë këtë moment. Forca Argjentina. Leo, je idhulli im”, e mbylli duke festuar Enco Fernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat