​Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi

Futboll

​Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 15:51
​Amir Rrahmani

​Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi!

Qendërmbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani ka lënë prapa lëndimin dhe tashmë është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Rikthimi i qendërmbrojtësit kosovar vjen në kohën e duhur për gjigantin italian që e kryeson tabelën e Serie-A me 41 pikë dhe është pretendenti kryesor për ta fituar titullin e kampionit në këtë edicion.

Përveç Rrahmanit, në stërvitje janë rikthyer edhe Lozano, Olivera dhe Anguissa, të cilët ishin të angazhuar me kombëtaret e tyre në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Katar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat