Gakpo transferohet te Liverpooli

Futboll

Gakpo transferohet te Liverpooli

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 23:28
Cody Gakpo

Cody Gakpo do të transferohet te Liverpooli, nga PSV Eindhoven.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili është shprehur se marrëveshja është arritur dhe nënshkruar sonte mes klubeve.

Gakpo do ta nënshkruajë kontratën në fund të javës, pas tashmë ka rënë dakord për kushtet personale.

Liverpooli do të paguajë rreth 44 milionë euro, ku me bonuse do të arrijë deri në 50 milionë euro.

Ndërkohë, Manchester United ishte klubi më i interesuar për të transferuar yllin holandez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat