Liverpooli transferon yllin holandez

Futboll

Liverpooli transferon yllin holandez

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:35
Liverpooli transferon yllin holandez

Liverpooli transferon yllin holandez!

PSV dhe Liverpulli kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Kodi Gakpo te skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop. Vet PSV Aindhoven e ka bërë të ditur këtë lajm në faqen e tyre të internetit.

Sulmuesi 23-vjeçar, protagonist i madh me kombëtaren holandeze në Kupën e Botës Katar 2022, do të niset menjëherë drejt Anglisë, ku do të kryejë formalitetet e nevojshme për të përfunduar transferimin.

Edhe pse shifra zyrtare për shitjen e Gapko nuk është komunikuar ende, thuhet se është një transferim rekord për PSV, gjë të cilën e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i skuadrës holandeze, Marsel Brands.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat