Dy oferta të tjera për Fernandezin

Futboll

Dy oferta të tjera për Fernandezin

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 17:52
Dy oferta të tjera për Fernandezin

Enzo Fernandez po vijon të jetë në “llupën” e disa prej skuadrave të mëdha evropiane.

Performancat e tij të mira, veçanërisht në Kampionatin Botëror me Argjentinën, kanë ndikuar shumë në rritjen e vlerës së tij.

Real Madridi dhe Liverpulli janë dy prej skuadrave të interesuara për shërbimet e mesfushorit.

Sipas medieve portugeze të dyja ofertat e ardhura, nga të dy klubet e sipërpërmendura, janë më të larta për nga shuma, sesa klauzola liruese e futbollistit. Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i Fernandez në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat