Titullari i Argjentinës dëshiron kalimin në Serie A

Futboll

Titullari i Argjentinës dëshiron kalimin në Serie A

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:04
Titullari i Argjentinës dëshiron kalimin në Serie A

Alexis Mac Allister fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, teksa shpreson të vijojë karrierën në Serie A. Juventusi ka shprehur interesim konkret për mesfushorin e lindur në Santa Rosa, i cili ka kontratë me Brighton deri në vitin 2025.

Max Allegri ka mbetur i impresionuar nga Botërori i 24-vjeçarit dhe shpreson ta ketë sa më shpejt në dispozicion për t’i dhuruar një fanellë titullari në mesfushën e “Zonjës së vjetër”, repart ku pritet të largohen Rabiot dhe McKennie.

GDS shkruan se Mac Allister i pëlqen ideja për t’u transferuar te rekordmenët e futbollit italian, mjafton që oferta e Juventusit të bindë drejtuesit e Brightobn për ta lënë të lirë.

Mesfushori, i cili shënoi gol ndaj Polonisë dhe dhuroi asistin e golit të Di Marias në finalen e Kupës së Botës përballë Francës, vlerësohet për momentin rreth 45 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat