Liverpooli me ofertë 44 milionëshe për mesfushorin e Wolvesit

Futboll

Liverpooli me ofertë 44 milionëshe për mesfushorin e Wolvesit

Më: 2 janar 2023 Në ora: 22:52
Matheus Nunes / Wolves

Liverpooli është i interesuar për mesfushorin e Wolvesit, Matheus Nunes.

“The Telegraph” ka raportuar se “Të Kuqtë” janë të gatshëm të shpenzohnë rreth 44 milionë funte për portugezin.

Liverpooli ishte i interesuar për Nunesin edhe gjatë verës, por më pas ai u transferua nga Sporting Lisona te Wolvesi për 45 milionë euro, plus 5 milionë të tjera në formë të bonuseve.

24-vjeçari ka bërë 14 paraqitje në Premierligë këtë sezon, teksa ka kontribouar me një asistim.

Reprezentuesi portugez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat