Statovci zyrtarizohet në KF Ulpiana 

Futboll

Statovci zyrtarizohet në KF Ulpiana 

Nga: K. G. Më: 3 janar 2023 Në ora: 15:12
Statovci zyrtarizohet në KF Ulpiana 

Ulpiana e Lipjanit ka synimet e qarta, të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.

Drejtuesit e këtij klubi pretendojnë të përforcohen sa më shumë në realizimin e qëllimit. 

Ulpiana renditet në vend të dytë me 27 pikë, ka katër pikë me pak se lideri Fushë Kosova. 

“Urim Statovci zyrtarizohet në KF Ulpiana 

Drejtori i Përgjithshëm, Murat Murati dhe futbollisti Urim Statovci në ambientet e klubit kanë firmosur marrëveshje për sezonin pranveror me mundësi vazhdimi.

Statovci luan në pozitën e qendërsulmuesit ku është vlerësuar si pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.

Një ndër golashënuesit më të dalluar në Ligën e Parë, Urim Statovci së fundmi ishte pjesë e FC Vushtrria, ndërsa më parë ka luajtur  për skuadrat si KF Fushë Kosova, KF Treça89, KF Arbëria si dhe ka luajtur edhe për klubin tonë”, - njofton KF Ulpiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat