Mesfushori zbulon planin për Messin

Futboll

Mesfushori zbulon planin për Messin

Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:51
Messi

Leo Messi sqaroi pas triumfit në Botëror se nuk do të tërhiqej nga kombëtarja e Argjentinës pasi dëshira ishte të shijonte suksesin si Kampion i Botës me “Albicelestet”.

Por, dëshira e gjithë grupit të futbollistëve me në krye trajnerin Lionel Scaloni, është që 35-vjeçari të luajë edhe në Botërorin e vitit 2026 edhe pse mosha është kundërshtari më i madh i “pleshtit”.

Gjithsesi, Mac Allister zbulon se te Argjentina do të provojnë ta bindin Messin me mesfushorin e Brighton që thekson se sulmuesi i ishte shumë mirënjohës grupit për arritjen e madhe.

“Ne nuk duam që Messi të largohet nga kombëtarja. Ai e theksoi se për të ishte pjesëmarrja e fundit në një Kupë Bote, por nuk e duam këtë. Ai e njeh dëshirën tonë, por të shohim se çfarë do të ndodhë.

Na dërgoi një mesazh, na uroi një vit të mbarë. Ai është mirënjohës për ne sepse ishim aktorë të një arritje të madhe”, u shpreh Mac Allister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat