Erdhi me shumë bujë te Shkëndija?

Futboll

Erdhi me shumë bujë te Shkëndija?

Më: 5 janar 2023 Në ora: 15:38
Stojanovski

Vlatko Stojanovski erdhi me shumë bujë te Shkëndija, mirëpo i njëjti nuk arriti të bind me paraqitjet e tij, që ishin për tu dëshiruar, duke marrë në konsideratë CV-në e tij.

Vetëm 2 gola në 14 ndeshje, janë shifra këto që zbehën cilësitë e tij, edhe pse i njëjti vinte te Shkëndija pas një aventure në futbollin francez dhe atë kroat.

Kështu informacionet që ka “infOSport.mk”, bëjnë me dije se shumë lehtë mund të ndodhë që Shkëndija dhe Stojanovski të ndajnë rrugët.

Mirëpo një gjë e tillë do të ndodhte vetëm në rast se drejtuesit “kuqezi” fillimisht do të gjenin një sulmues në formë,  pasi ekziston mundësia që ata të mbesin edhe pa shërbimet e Valmir Nafiut, por edhe Lupçe Doriev, golashënuesit më të mirë të stinorit vjeshtorë, për të cilin ka interes nga klube jashtë vendit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat