Kane: Nuk do ta harroj kurrë!

Futboll

Kane: Nuk do ta harroj kurrë!

Më: 6 janar 2023 Në ora: 16:32
Kane: Nuk do ta harroj kurrë!

Anglia e mbylli në fazën e çerekfinaleve aventurën e saj në Botërorin e Katarit duke u eliminuar nga Franca. Megjithatë, sfida mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë nëse Harry Kane nuk do të gabonte nga pika e bardhë në momentin që rezultati ishte 1-2 për francezët.

Sulmuesi i Tottenham në lidhje me atë episod është shprehur u shpreh për Evening Standart se nuk do të mund ta harroj kurrë gafë.

“Me shumë mundësi atë penallti të humbur kundër Francës do ta kujtoj për të gjithë pjesën e mbetur të jetës. Por, kështu e ka futbolli, do të vijoj të punoj fort dhe të përmirësohem.

Pasi humba penalltinë, mendova të rikthehesha në lojë, ta harroja gabimin sa më shpejt të ishte e mundur pasi ishte një moment vendimtar i sfidës.

Tani më duhet të merrem me atë penallti të humbur në çdo ditë që kalon, por nuk do ta lejoj që diçka e tillë të ndikoj tek unë si lojtar apo person”, deklaroi Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat