IFFHS shpall portierin më të mirë të 2022-shit

Futboll

IFFHS shpall portierin më të mirë të 2022-shit

Më: 6 janar 2023 Në ora: 18:08
IFFHS shpall portierin më të mirë të 2022-shit

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka vlerësuar Thibaut Courtois si portierin më të mirë të vitit 2022.

Courtois fitoi 125 pikë, duke kaluar ‘Dibu’ Martinez, i cili mori 110 vota dhe marokenin Bono, i treti në klasifikim me 55 pikë,

Kjo është hera e dytë që Thibaut Courtois e fiton këtë çmim. Rasti i mëparshëm ishte në vitin 2018 falë paraqitjes së tij të shkëlqyer në Kupën e Botës në Rusi, ku mori Dorezën e Artë të kompeticionit. Courtois barazon Peter Schmeichel me dy çmime IFFHS.

Belgu tashmë ishte shpallur lojtari më i mirë në finalen e Champions League dhe ka marrë trofeun Yashin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat