Dembele thotë se ndihet i lumtur te Barça

Futboll

Dembele thotë se ndihet i lumtur te Barça

Më: 6 janar 2023 Në ora: 21:45
Dembele thotë se ndihet i lumtur te Barça

Ousmane Dembele është i lumtur te Barcelona pavarësisht raportimeve që e lidhin atë me Paris Saint-Germain.

Njëzet e pesë vjeçari ka shijuar një periudhë të mirë me klubin spanjoll qëkur Xavi mori drejtimin sezonin e kaluar.

“Kam nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën katër muaj më parë dhe jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj të punoj dhe të përmirësohem te Barcelona”, ka thënë ai. "Unë jam mirë këtu, jam i kënaqur në Barcelonë, më pëlqen jeta këtu.

Trajneri më beson mua, dhe bordi gjithashtu". 

Francezi ka realizuar gjashtë gola dhe shtatë asistime në njëzet e dy ndeshje me klubin në këtë sezon, ndërsa gjithashtu dha dy asistime në shtatë paraqitjet e tij për Francën në Botërorin "Qatar 2022"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat