Sulmuesi largohet nga Erzeni

Futboll

Sulmuesi largohet nga Erzeni

Më: 7 janar 2023 Në ora: 19:36
Thierno Thioub

Sulmuesi largohet nga Erzeni.

Sulmuesi Thierno Thioub ka mbyllur aventurën te Erzeni.

24-vjeçari u aktivizua në 10 ndeshje si zëvendësues te shijakasit dhe në total luajti 169 minuta, ndërsa tani ai do të jetë pjesë e Orikut në formë huazimi, skuadër që luan në Kategorinë e Parë.

Thioub më parë ka luajtur në Serbi te Novi Pazar, në Rusi me skuadrën e dytë të Spartak Moscow dhe në Francë me Pau.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat