Liverpooli barazon, Alisson fytyra tragjike

Futboll

Liverpooli barazon, Alisson fytyra tragjike

Më: 7 janar 2023 Në ora: 23:06
Alisson fytyra tragjike

Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 ndaj Wolves në 1/32 e finales së FA Cup.

Ishte portieri i Liverpoolit, Alisson Becker ai i cili ia humbi fitoren ekipit të tij me dy reagime amatoreske në golat e mysafirëve.

“Ujqërit” kaluan të parët në epërsi në minutën e 26-të, pas një pasimi të Alisson që shkon në këmbët e Guedes, e i cili nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.

Barazimi erdhi në minutën e 45-të, kur Trent Alexander-Arnold asistoi për mrekulli për Darwin Nunez, i cili realizoi gol të bukur.

Mohamed Salah kaloi vendasit në epërsi në minutën e 52-të, duke e përmbysur kështu rezultatin.

Por, Hwang Hee-Chan barazoi shifrat në minutën e 67-të. Edhe në këtë rast, Alisson Becker reagoi në mënyrë të ngathtë, duke e vulosur një natë për t’u harruar për të.

Kësisoj, duhet të luhet edhe një ndeshje tjetër mes Liverpoolit dhe Wolves për ta përcaktuar ekipin që kualifikohet në 1/16 e finales në këtë kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat