Xavi nuk do të ketë të gatshëm

Futboll

Xavi nuk do të ketë të gatshëm

Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:38
Tri opsione për të zëvendësuar Lewën

Atletico Madrid-Barcelona është dueli më i zjarrtë dhe i fortë i javës së 16-të në La Liga. Dy skuadrat e forta spanjolle, do të përballen mes tyre në “Wanda Metropolitana” (21:00), sfidë që do transmetohet në SuperSport.

Xavi nuk do të ketë të gatshëm Robert Lewandowskin për tri ndeshjet e ardhshme për shkak pezullimi. “Do të përshtatemi. Sigurisht që stili ynë do të ndryshojë disi, por do të sulmojmë dhe do të mbrohemi në të njëjtën kohë.

Duam ta fitojmë këtë ndeshje. Kemi Ferran Torres, një sulmues që lëviz shumë, ndërsa Ansu Fati është më shumë pozicional. Ferran çmarkohet mirë dhe krijon hapësira për shokët e skuadrës.

Është një futbollist që bën mirë edhe në lojën pa top. Njerëzit nuk i japin meritat që i takojnë, por ai jep kontribut edhe në fazën mbrojtëse.

Ai dhe Ansu Fati mund të luajnë në vendin e Lewandowskit, por kemi edhe opsionin Depay”, u shpreh trajneri i Barcelonës, skuadër që ka shansin të kryesojë e vetme nëse merr pikë sonte në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat