Arsenal nuk dorëzohet për talentin ukrainas

Futboll

Arsenal nuk dorëzohet për talentin ukrainas

Më: 13 janar 2023 Në ora: 11:00
Mykhailo Mudryk

Arsenal nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për Mykhailo Mudryk, lojtarin që aktivizohet për Shakhtar Donetsk.

Pasi ukrainasit i refuzuan ofertën e kaluar prej 45 milionë paund plus bonuse, topçinjtë rikthehen me një ofertë e cila është përmirësuar ndjeshëm.

Bëhet fjalë për 62 milionë paund plus bonuse, një ofertë e cila ende është larg pretendimet prej 80 milionë paund të Shakhtar Donetsk.

Megjithatë, drejtuesit e Arsenal janë optimist se tratativa për 22-vjeçarin do të mbyllet me sukses duke qenë se vetë Mudryk e preferon transferimin te The Gunners.

Për Mudryk ka pasur interes edhe nga ana e Chelsea, megjithatë nëpërmjet rrjeteve sociale, sulmuesi ka lejuar të kuptohet se preferon skuadrën e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta. Arsenali aktualisht është kryesuesja e Premier League me topçinjtë që kanë një diferencë prej pesë pikësh nga ndjekësit e Manchester City dhe synojnë të rikthehen te titulli pas 20 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat