Ish-sulmuesi kundër Juves: Allegri e di këtë

Futboll

Ish-sulmuesi kundër Juves: Allegri e di këtë

Më: 13 janar 2023 Në ora: 16:48
Allegri

“Vetëm në Itali mund të ndodhë që një skuadër që luan si Juventus-i mund të jetë në luftë për titull”. Kjo është deklarata e fortë e bërë nga Paolo di Canio, ish-sulmues historik, në lidhje me kampionatin e Serisë A dhe ndeshjen e madhe të sotme mes Napoli-t dhe bardhezinjve.

Në një intervistë të dhënë për Il Mattino, ish-futbollisti ka thënë: “Një situatë të tillë mund ta shikosh vetëm në Serinë A sepse ka më pas edhe kundërshtar që ia bëjnë golat vetes.

“Dhe Allegri e di këtë dhe për atë ka rëndësi vetëm të mbrohet dhe aq. Po në çfarë kampionati tjetër mund të pranohet një skuadër që ka si objektiv vetëm që të mos pësojë gol?”.

Dhe përsëri për Allegri-n: “Është i aftë, bën atë që di të bëjë, por në Angli edhe skuadra e fundit në renditje si Southampton ose një ekip që sapo është ngjitur si Nottingham ofrojnë më shumë futboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat