Sirena turke për portierin e Shqipërisë

Futboll

Sirena turke për portierin e Shqipërisë

Më: 14 janar 2023 Në ora: 14:40
Berisha

Aventura angleze për Thomas Strakoshën nuk po shkon ashtu siç e kishte menduar.

Portieri i kombëtares shqiptare, u transferua verën e kaluar te Brentford si lojtar i lirë, por debutimi në Premier League nuk ka ardhur ende.

27-vjeçari numëron vetëm 180 minuta aktivizim mes FA Cup dhe Kupës së Ligës. Shtypi turk shkruan se Strakosha ka përfunduar në shënjestër të Fenerbahces.

Trajneri Jorge Jesus e pëlqen shumë “gardianin” shqiptar, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 5 milionë euro për momentin.

Në Stamboll e shohin Strakoshën si zëvendësuesin perfekt të Altay Bayindir, i cili ka zhgënjyer trajnerin dhe tifozët me performancat e tij të dobëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat