Asllani largohet nga fusha i pezmatuar

Futboll

Asllani largohet nga fusha i pezmatuar

Më: 14 janar 2023 Në ora: 20:45
Asllani

Asllani largohet nga fusha i pezmatuar!

I gjithë opinioni sportive italian dhe jo vetëm, ishte i bindur që Kristjan Asllani do të startonte titullar në duelin e sotëm ndaj Veronës, pas mungesave të Barelës dhe Brozoviç si dhe paraqitjes fantastike ndaj Parmës, por trajneri Inzagi i ka habitur të gjithë, duke lënë në stol mesfushorin shqiptar.

Ky vendim duket se ka habitur edhe vetë Asllanin, i cili para ndeshjes është parë teksa largohet i pezmatuar drejt dhomave të zhveshjeve.

Një mërzi legjitime kjo e yllit shqiptar, që meriton padyshim besim dhe më shumë minuta pas paraqitjeve të shkëlqyera në ndeshjen e fundit ku u zgjodh edhe lojtari më i mirë i sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat