Asllani 21 minuta, Interi mposht Veronën, - 10 nga lideri

Futboll

Asllani 21 minuta, Interi mposht Veronën, - 10 nga lideri

Nga: K. G. Më: 14 janar 2023 Në ora: 22:38
Interi

Interi ka shënuar fitore të merituar, me rezultat 1:0 ndaj Veronës.

Tre pikë domethënëse për zikaltrit, të cilët i afrohen për 10 pikë liderit të tabelës, Napoli.

Futbollisti Lautaro Martinez ka realizuar në minutën e 3-të për triumfin e Interit.

Sulmuesi shqiptar, Kristijan Asllani, u aktivizua nga minuta e 69 apo për 21 minuta, sa ishte në fushë, ka treguar lojë të mirë në fanellën e Interit.

Pas javës së 18-të në Serie A, Napoli kryeson me 47 pikë, pasojnë Milani me 38, Juventusi 37, Interi 37, Lazio 31, Atalanta 31, Roma 31,  ndërsa Verona është në pozitën e 19-të me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat