Çmimi më i veçantë për futbollistin më të mirë

Futboll

Çmimi më i veçantë për futbollistin më të mirë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 15:54
Çmimi më i veçantë për futbollistin më të mirë

Knnedy Musonda është një sulmues nga Zambia, që kohët e fundit u transferua nga skuadra Power Dynamo tek Young Africans SC. Në përfundim të një ndeshjeje të ekipit të tij, u përzgjodh lojtari më i mirë dhe për këtë arritje mori edhe një çmim: pesë kartonë me vezë.

Dy prej kartonëve të mbushur e vezë i fitoi për një gol të shënuar në ndeshjen e fundit, dhe tre të tjerë iu dhanë për shkak të paraqitjes së tij të përgjithshme.

Është pa dyshim një nga çmimet më të pazakonta që u jepen futbollistëve, por është gjithashtu mjaft i dobishëm.

Vezët janë të shtrenjta këto ditë. Një karton me vezë ndoshta është shumë më i vlefshëm se një trofe plastik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat