Mes Francesco Totti dhe Noemi Bocchi historia e dashurisë

Futboll

Mes Francesco Totti dhe Noemi Bocchi historia e dashurisë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 12:57
Francesco Totti dhe Noemi Bocchi

Mes Francesco Totti dhe Noemi Bocchi historia e dashurisë vazhdon me shpejtësi të plotë.

Një dashuri që të dy po e jetojnë në dy fronte: nuk e kanë problem të ekspozohen bashkë, por pas intervistës së Tottit shtatorin e kaluar, gojët i kanë mbyllur.

Edhe nëse të gjithë, në Itali dhe jashtë saj, flasin për ta. Mediat janë vënë në garë për të siguruar intervistën e parë të Noemit.

Javët e fundit, partnerja e Tottit ka marrë një ofertë mijëra euroshe për një dalje si e ftuar në television. Kjo ofertë i ka mbërritur përmes një personi të afërt të saj. Vajza nuk e ka marrë në konsideratë ofertën, nuk do të flasë, ndaj nuk ka pasur mëdyshje për “jo”-në që tha pak ditë më parë.

Nuk dihet as shifra zyrtare e ofertës, as programi që ia bëri atë. Sidoqoftë, mediat italiane shkruajnë se oferta e “vënë në pjatë”, për rreth 20 minuta intervistë, ka qenë më shumë se 20 mijë euro.

E vërtetë apo lajm i rremë? Ndoshta, herët a vonë, do të jetë vetë Noemi që do ta konfirmojë ose do ta mohojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat