Si do të rregullojë taktikat Ten Hag kundër Arsenalit?

Futboll

Si do të rregullojë taktikat Ten Hag kundër Arsenalit?

Më: 20 janar 2023 Në ora: 13:16
Ten Hag

Shpresat e Manchester United për të mposhtur liderin e Premier Ligës, Arsenalin të dielën dhe për të mbyllur diferencën prej tetë pikësh në garën për titull kanë marrë një kahje jo të mirë pas pezullimit të Casemiros.

Casemiro është i pazulluar për udhëtimin e Manchester United te lideri i Premier Ligës, Arsenal, këtë vikend, raporton KosovaPress.

Mesfushori brazilian, i cili është shfaqur si një lojtar kyç për skuadrën e Erik ten Hag që kur u bashkua nga Real Madrid në gusht, mori kartonin e tij të pestë të verdhë të sezonit të mërkurën mbrëma kundër Crystal Palace.

Ai bëri një ndërhyrje në Wilfried Zaha në minutën e 80’ për të mbrojtur epërsinë e United 1:0, përpara se gjuajtja e lirë spektakolare e Michael Olise të barazonte përfundimisht rezultatin në minutat e fundit.

Duke ndihmuar në transformimin e United që nga ndeshja e tij e parë në Premier Ligë në tetor, mungesa e Casemiros e hendikepon shumë skuadrën e Ten Hag kundër Arsenalit, por si do ta menaxhojë këtë pengesë trajneri i “Djajve të Kuq”?

Sipas mediave angleze, Ten Hag pritet ta ndryshojë taktikën e preferuar (4-2-3-1) në 4-3-3, ku Casemiron pritet që ta zëvendësojë Scott McTominay, ndërsa përkrah tij pritet të jenë Eriksen dhe Fred.

Në mbrojtje, Martinez thuhet se do të rikthehet në pozitën e titullarit përkrah Raphael Varanes, ndërsa krahët e mbrojtjes pritet të jenë Wan-Bissaka dhe Luke Shaw.

Po ashtu, edhe sulmi pritet të ketë ndryshime, ku Antony thuhet se do të jetë titullarë së bashku me Bruno Fernandes në krahun e majtë, të cilët do ta ndihmojnë Marcus Rashfordin në krye të sulmit.

Formacioni i mundshëm i Manchester United:

Manchester United (4-3-3): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Eriksen, McTominay, Fred; Antony, Rashford, Bruno Fernandes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat