Ten Hag takohet me agjentët e Marco Reus

Futboll

Ten Hag takohet me agjentët e Marco Reus

Më: 20 janar 2023 Në ora: 15:37
Marco Reus

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, raportohet se është takuar me përfaqësuesit e yllit të Borussia Dortmund, Marco Reus, kontrata e të cilit me klubin gjerman po shkon drejt fundit.

33-vjeçari gjerman ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Signal Iduna Park dhe është liruar të flasë me ekipe jashtë Bundesligës.

Ishte përfolur se Reus mund t’i bashkohej Cristiano Ronaldos në skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Nassr, por duket sikur interesi i Premier Leagues është rishfaqur, pas lidhjeve të mëparshme me Liverpoolin dhe Manchester Cityn.

Daily Mail raporton se United po interesohet për një marrëveshje të mundshme për Reus, me Ten Hag duke u takuar me agjentët e tij Dirk Hebel dhe Darren Freeman, pas udhëtimit të tyre të fundit në Angli për derbin e Manchesterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat