Fitorja e tretë radhazi nën shenjën e Cikalleshit

Futboll

Fitorja e tretë radhazi nën shenjën e Cikalleshit

Më: 20 janar 2023 Në ora: 16:43
Fitorja e tretë radhazi nën shenjën e Cikalleshit

Sokol Cikalleshi vazhdon të jetë gjithnjë e më shumë protagonist me fanellën e Al Khalej në kampionatin e Arabisë Saudite.

Skuadra e tij siguroi sot fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe në të tre këto ndeshje, Cikalleshi ka qenë protagonist.

Pas një asisti dhe një goli në dy ndeshjet e mëparshme, sot ai tundi përsëri rrjetën në takimin ndaj Al Raed, të mbyllur me shifrat 3-0 për skuadrën e tij.

Cikalleshi ishte titullar në këtë duel, ndërsa ia doli që të mposhte portierin kundërshtar në minutën e 89-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0 të sfidës.

Për sulmuesin shqiptar, ky ishte goli i 3 në këtë kampionat, ku ka dhënë edhe 1 asist në 13 ndeshje të luajtura. Al Khalej, për momentin gjendet në vendin e 13 në renditje, 1 pikë sipër zonës së ftohtë të klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat