Juventusi do të apelojë dënimin në Kolegjin e Garancisë

Futboll

Juventusi do të apelojë dënimin në Kolegjin e Garancisë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:29
Juventusi

Juventusi “pret publikimin e motivimit të vendimit dhe paralajmëron që do të apelojë penalizimin në Kolegjin e Garancisë së Sportit sipas kodit të Drejtësisë Sportive”. Shkruan klubi bardhezi në një njoftim në faqen zyrtare.

“Gjykata Federale e Apelit e shpalli ankesën për revokim të pranueshëm dhe e anuloi vendimin e Gjykatës Federale të Apelit të datës 27 maj 2022 dhe vendosi që penalizimi prej 15 pikësh në klasifikim për Juventusin të pasqyrohet në sezonin aktual”, lexohet në njoftim.

Brenda 10 ditësh Gjykata e Apelit e Federatës Italiane të Futbollit do të publikojë motivet e vendimit.

Nga ai moment Juventusi ka një muaj kohë për të apeluar në Kolegjin e Garancisë së Sportit në Coni, shkalla e fundit e drejtësisë sportive.

Kolegji nuk ka fuqi që të modifikojë vendimin aktual, sepse vlerëson vetëm anën formale të vendimit. Pra nuk do të ketë rrugë të mesme ose ulje të dënimit: Kolegji ose anulon vendimin ose e konfirmon atë.

Pas vendimit të Kolegjin e Garancisë ky proces përfundon në drejtësinë sportive. Juventusi më pas mund ti drejtohet vetëm Gjykatës Administrative Rajonale të Lazios dhe më pas nëse është e mundshme Këshillit të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat