Pesë lojtarë gati të largohen nga “Etihad”

Futboll

Pesë lojtarë gati të largohen nga “Etihad”

Më: 26 janar 2023 Në ora: 13:00
Guardiola

Një eksod i lojtarëve thuhet se mund të jetë në kartat e Man. Sitit, me pesë yje të ekipit të parë që mund të largohen në verë.

Siti pritet të rifreskojë skuadrën e tyre dhe gazetari spanjoll Jose Alvarez ka hedhur dritë mbi një numër prej atyre që mund të largohen drejt sfidave të reja në fund të sezonit aktual.

Duke u shfaqur në “El Chiringuito”, Alvarez ka thënë se Ilkaj Gundogan, Bernardo Silva, Kajll Ualker, Zhoao Kanselo dhe Ajmerik Laport, janë kandidatët më të mundshëm për t’u larguar nga “Etihad”.

Marrëveshja e kapitenit të klubit, Gundogan, do të skadojë në fund të sezonit dhe është folur se Siti shpreson të rinovojë gjermanin. Megjithatë, ai ka qenë gjithashtu i lidhur shumë me një lëvizje te Barcelona dhe Alvarez thotë se është në negociata “mjaft të avancuara” për një transferim të lirë. Bernardo Silva ka kohë që është dashuruar nga gjigantët e La Ligës, si dhe nga Paris Sen Zhermeni dhe dukej se do të largohej në dy afatet e fundit të transferimeve.

Siti dëshiron të lidhë Ajmerik Laporte me kontratë të re, por Alvarez thotë se spanjolli “po mendon më shumë për një largim në qershor”.

“Një operacion i madh largimi sepse ka shumë konsumim mes ‘peshave të rënda’ në zhveshtore. Ka disa lojtarë që janë të pakënaqur dhe nuk mund ta durojnë situatën”, ka thënë Alvarez.

Guardiola njihet se është i hapur për të lënë lojtarët të largohen nëse nuk janë të kënaqur me gjendjen e tyre të vështirë. Ai lejoi Rahim Sterlingun, Gabriel Zhesusin dhe Oleksandr Zinenko t’i bashkoheshin Çellsit, përkatësisht Arsenalit gjatë verës, pasi treshja kërkonte më shumë kohë për lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat