Adili rikthehet në Superiore, zbulohet klubi i ri

Futboll

Adili rikthehet në Superiore, zbulohet klubi i ri

Më: 26 janar 2023 Në ora: 14:16
Adili

Mevlan Adili rikthehet në Superiore!

Mevlan Adili rikthehet në Superiore vetëm pak muaj pas largimit nga Vllaznia. Qendërmbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshjen me klubin e Bylisit për të qëndruar të paktën deri në fund të sezonit.

Ka qenë vetë klubi mallakastriot që ka dhënë lajmin për akordin me 29-vjeçarin, i cili rikthehet në Superiore pas një eksperience 5-mujore në ligën e dytë në kampionatin rus.

Mevlan Adili është një njohës mjaft i mirë i Kategorisë Superiore, pasi ka luajtur me Vllazninë për dy sezone e gjysmë, duke u shndërruar në një nga liderët e kuqebluve dhe padyshim ndër më të dashurit e tifozerisë.

Në garë për shërbimet e Adilit ishin edhe klube të tjera, përfshi edhe vetë Vllaznia, të cilën e konfirmoi vetë mbrojtësi, por në fund duket se mallakastriotët e Bylisit janë treguar më konkretë dhe e kanë bindur të transferohet në Ballsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat