E turpshme çfarë ndodh në Madrid para derbit

Futboll

E turpshme çfarë ndodh në Madrid para derbit

Më: 26 janar 2023 Në ora: 14:41
E turpshme çfarë ndodh në Madrid para derbit

Tifozët e Atletico Madridit kanë goditur në mënyrën e tyre prag të derbit të Kupës së Mbretit me Realin.

Në një urë, pak metra larg qendrës sportive ku stërviten të besuarit e Ancelottit, u shfaq një pankartë ku shkruhej: “Madridi e urren Realin”.

Një slogan që është promovuar vazhdimisht nga grupi ultras i “Frente Atletico”.

Një kukull (dordolec) më pas u shfaq pranë shkrimit, e varur nga qafa (që simulonte një varje), me fanellën e “Los Blancos” dhe emrin e Vinicius.

Ditët e fundit janë ndezur polemika të ndryshme mes Atletikos dhe Realit. Tifozët e “colchoneros” janë ankuar për biletat e pakta në dispozicion për ndeshjen (pak më shumë se 300) dhe vendimin (i anuluar më vonë) për të bllokuar hyrjen e tifozëve vizitorë në vende të tjera, sektorët e stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat