Prova të reja, lojtari e çoi vajzën në tualet

Futboll

Prova të reja, lojtari e çoi vajzën në tualet

Nga: K.G.. Më: 26 janar 2023 Në ora: 16:30
Alves

Futbollisti i famshëm brazilian, Dani Alves, është arrestuar për një sulm se*sual që dyshohet se ka ndodhur më 30 dhjetor në një klub nate në Barcelonë.

Prova të reja, lojtari e çoi vajzën në tualet 

Alves aktualisht ndodhet pas grilave dhe do të qëndrojë atje deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Ai akuzohet se ka sulmuar se*sualisht një vajzë 23-vjeçare. 

Alves dyshohet se e ka çuar viktimën në tualet, ka mbyllur derën dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie se*suale. 

Alvesi ishte i pari që doli nga tualeti dhe vetëm pas disa kohësh viktima doli jashtë. 

Menjëherë kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë, gruaja është marrë në pyetje dhe dy ditë më vonë çështja ka shkuar në prokurori.

Avokati i viktimës ka paraqitur provat kyçe në hetimin ndaj futbollistit.

“Klientja ime merr mbështetje psikologjike në institucionin ku qëndrojnë viktimat e dhunës.

Spitali i ka ofruar mjekim për të shmangur sëmundjet infektive, pasi përdhunuesi nuk ka përdorur prezervativ.

Ajo merr edhe qetësues sepse aktualisht është në gjendje shumë të keqe mendore, pas përdhunimit nuk e zë gjumi”, tha avokati, raporton “Marca”.

 “Fatmirësisht ajo doli me ambulancë nga klubi ku u përdhunua dhe shkoi direkt në polici. 

Më duhet të përmend se natën e krimit vajza nuk ka konsumuar alkool dhe ka dhënë deklaratë në polici pa asnjë kundërindikacion, gjë që është e rrallë sepse shumica e grave që jetojnë një përvojë traumatike harrojnë detajet".

Kujtojmë se nëse Alvesi shpallet fajtor, rrezikon nga 4r deri në 12 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat