Messi nuk ka firmosur me PSG-në

Futboll

Messi nuk ka firmosur me PSG-në

Më: 26 janar 2023 Në ora: 18:54
Messi e Mbappe

Pas transferimit të Kristiano Ronaldos te Al Nassr i Arabisë Saudite, tani tifozët nga i gjithë planeti presin të dinë fatin e Lionel Mesit, një tjetër legjendë e futbollit botëror, kontrata e të cilit skadon në qershor 2023 me Paris Sen Zhermen.

Tifozët parizienë shpresojnë ta shohin sërish me fanellën e skuadrës së tyre, por nga Argjentina vjen një lajm i bujshëm.

 “Messi ka refuzuar rinovimin me PSZH-në”. Kjo shkruhet në edicionin online të “Cronica”, sipas të cilit “suksesi në Botëror me ‘Scaloneta’ ia hoqi motivimin.

Nuk i mjafton fitimi i Ligës së Kampionëve me Paris Sen Zhermenin, si objektivi i vetëm”.

Dyshimet e Messit, shpjegon ende organi i shtypit argjentinas, kanë “shtyrë Dejvid Bekamin të kthehet në mision” për të pyetur kapitenin e “Albiceleste” nëse ai dëshiron të shkojë të jetojë në Florida, për të luajtur në MLS me Inter Majami.

“Shpresojnë ta rikthejnë edhe në Barcelonë, – shtojnë nga “Cronica”, – edhe pse tensionet e përjetuara me presidentin Joan Laporta e bëjnë të vështirë këtë hap për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat