Trajneri argjentinas ndërron mendje

Futboll

Trajneri argjentinas ndërron mendje

Më: 26 janar 2023 Në ora: 19:41
Marcelo Bielsa

Shtypi anglez bën me dije se Marcelo Bielsa udhëtoi drejt Londrës këtë të enjte për të biseduar drejtpërdrejt me zyrtarët e Evertonit për mundësinë e marrjes së pozicionit të mbetur bosh pa shkarkimit të Frank Lampard.

Fillimisht u përfol se trajneri argjentinas nuk ishte i interesuar për këtë detyrë, pasi mendonte se lojtarët e Evertonit nuk i kanë karakteristikat e nevojshme për të vënë në jetë stilin e lojës që argjentinasi pëlqen.

Tani, sipas “Daily Mail”, Marcelo Bielsa dëshiron një takim ballë për ballë për të kuptuar gjithashtu nëse do të ketë mundësi për të forcuar ekipin në përpjekje për të shmangur rënien një kategori më poshtë.

Evertoni renditet i 19-ti në Premier League, me vetëm tri fitore në 20 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat