Salihu: FFK e keqinterpretoi letrën qëllimshëm

Futboll

Salihu: FFK e keqinterpretoi letrën qëllimshëm

Më: 27 janar 2023 Në ora: 11:45
Salihu e Ademi

Ish-sekretari gjeneral i FFK-së, juristi Eroll Salihu thotë se FFK-ja po mundohet t’i mashtrojë delegatët pak para mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm, duke e keqinterpretuar një letër që e ka marrë nga FIFA.

FFK tha se FIFA i ka konfirmuar se Agim Ademi nuk ka procedurë disiplinore dhe nuk paraqet problem për të qenë kryetar i FFK-së.

“Interpretimi i FIFA-s është i qartë se personat qe janë nën ndjekje penale dhe që janë në kundershtim me ligjet e vendit nuk mund te jenë në udhëheqje te federatave.

Letra e FIFA-s qe ja pamundëson Agim Ademit qëndrimin në krye të FFK-së ai e prezanton si të arritur.

Tentimi për të mashtruar opinionin ju kthye bumerang”, u shpreh Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat