Zidane kërkon një pankinë për sezonin e ardhshëm

Futboll

Zidane kërkon një pankinë për sezonin e ardhshëm

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:37
Zidane

Zinedine Zidane kërkon një pankinë për sezonin e ardhshëm dhe ndërkohë prioritetet e tij janë tri klube për momentin.

Nga Franca e nisin duke nënvizuar se PSG-ja në prapaskenë ka bërë një tjetër tentativë.

Për të disatën herë është refuzuar nga ish-fantazisti, i cili është i gatshëm që të bisedojë mbi një marrëveshje me Juventusin, Marsejën dhe pse jo një aventurë të tretë në radhët e Realit të Madridit.

Sigurisht që Zidan nuk ka kaluar festa shumë të bukura fundviti, duke parë sesi u tradhtua nga Federata Franceze e Futbollit, lidhur me stolin e kombëtares, por “Zizu” kërkon ta harrojë këtë moment, pikërisht duke iu rikthyer punës dhe në Torino tifozët e ëndërrojnë prej vitesh atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat