Brazili drejt thyerjes së tabusë për trajnerin e huaj

Futboll

Brazili drejt thyerjes së tabusë për trajnerin e huaj

Më: 28 janar 2023 Në ora: 13:46
Brazili drejt thyerjes së tabusë

Brazili po mendon të thyejë një tabu: të bëhet me një trajner të huaj.

Pas gjashtë vitesh në detyrë, Tite u largua nga posti i trajnerit të Brazilit muajin e kaluar, pas eliminimit në çerekfinalen e Kupës së Botës nga Kroacia.

Dhe Federata e Futbollit e Brazilit ende nuk ka gjetur një zëvendësues.

"Ne duam që ai të jetë një trajner i respektuar që mund të sjellë një nivel loje të denjë për lojtarët. Ne duam të bëjmë atë që Brazili është përpjekur gjithmonë të bëjë: të jemi shumë sulmues", ka thënë i pari i futbollit brazilian, Ednaldo Rodrigues. "Ne nuk kemi paragjykime nacionaliteti". 

Shtypi brazilian ka përmendur shumë kandidatë.

Spanjollët Pep Guardiola dhe Luis Enrique, italiani Carlo Ancelotti, francezi Zinedine Zidane, portugezi Jose Mourinho dhe madje edhe argjentinasit Marcelo Gallardo dhe Mauricio Pochettino, janë ata që u janë lakuar emrat. 

Guardiola i Manchester Cityt dhe Ancelotti i Real Madridit e kanë përjashtuar veten të dy, megjithëse spanjolli disa vite më parë kishte thënë se i pëlqente të drejtonte një ekip kombëtar kur të largohej nga kampionët e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat