Bardhi shënon gol fantastik

Futboll

Bardhi shënon gol fantastik

Më: 28 janar 2023 Në ora: 14:50
Bardhi shënon gol fantastik

Tranbzonspori është duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Hataysporit në duelin që po luhet në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Turqisë.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, skuadra mysafire kaloi në epërsi, duke ndezur edhe më shumë duelin.

Ishte Enis Bardhi, ai që e kaloi Trabzonsporin në epërsi, me një asistim nga Anastasios Bakasetas, duke realizuar me kokë në portën kundërshtare.

Ky ishte goli i katërt deri më tani në këtë sezon për Bardhin, derisa do të tentojë që nga ky takim të largohet me së paku edhe një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat