Limaj karrierën do ta vazhdoj në Rumani

Futboll

Limaj karrierën do ta vazhdoj në Rumani

Më: 28 janar 2023 Në ora: 14:51
Vesel Limaj

Vesel Limaj u largua nga Tirana vetëm pak ditëm më parë, me mesfushorin i cili do e vijojë karrierën jashtë Shqipërisë.

SuperSport mëson se futbollisti i cili doli kampion me bardheblutë do të bëhet pjesë e skuadrës rumune të Hermannstadt. Burime të sigurta bëjnë me dije se lojtari do të nënshkruajë një kontratë që do e mbajë të lidhur me ekipin rumun deri në verën e vitit të ardhshëm,

26-vjeçari do të udhëtojë drejt Rumanisë të dielën për të kryer vitizat mjeksore e për të nënshkruar kontratën me skuadrën e re. Hermannstadt renditet në mesin e klasifikimit të Superligës rumune, teksa pas 22 ndeshjes ka grumbulluar 24 pikë. mesfushori do të tentojë të ndihmojë skuadrën për t’u renditur në gjashtë vendet e para, që do i garantonte jo vetëm qëndrimin në elitën e futbollit rumun, por do e mbante në garë për një vend për në Kupat e Europës.

Limaj largohet nga Shqipëria pas pesë vitesh e gjysmë, teksa në edicionin 2016-2017 u transferua tek Bylis, për të kaluar më pas tek Kukësi për tre edicione, para se të shkonte te Tirana, ku edicionin e shkuar fitoi titullin kampion si protagonist, duke u aktivizuar në 35 ndeshje e duke shënuar dhe 5 gola. në gjysmën e parë të këtij edicioni, mesfushori nuk gjeti shumë hapësira, duke gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e bardheblu për të ndërprerë bashkëpunimin me konsensus, gjashtë muaj para fundit të kontratës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat