Bellerin drejt transferimit në Portugali?

Futboll

Bellerin drejt transferimit në Portugali?

Më: 28 janar 2023 Në ora: 15:21
Bellerin drejt transferimit në Portugali?

Sportingu i Lisbonës raportohet se po shqyrton mundësinë e transferimit të Hector Bellerinit, nëse largohet Pedro Porro.

Porro është i lidhur me një transferim te Tottenham Hotspuri, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.

Sipas “The Athletic”, nëse Porro nënshkruan me Tottenhamin, Sportingu do të përpiqet të nënshkruajë me Bellerinin.

Mbrojtësi spanjoll thuhet se është i hapur për t’iu bashkuar klubit nga elita e futbollit portugez, pasi nuk po ia del të ketë minuta të mjaftueshëm te Barcelona.

27-vjeçari ka qenë titullar vetëm në një ndeshje në La Liga, teksa trajneri Xavi preferon të luajë me Jules Kounden në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Kontrata e Bellerinit skadon në fund të sezonit dhe duket se ka pak mundësi që Barcelona t’i ofrojë mundësinë e rinovimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat