Granada kërkon 12 milionë euro për shqiptarin

Futboll

Granada kërkon 12 milionë euro për shqiptarin

Më: 29 janar 2023 Në ora: 19:01
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni po zhvillon një kampionat fantastik me Granadën.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, kryeson renditjen e golashënuesve në La Liga 2 me 14 gola të realizuar në 22 ndeshje.

27-vjeçari nga Berati së fundmi ka përfunduar në fokusin e Galatasaray.

Granada kërkon 12 milionë euro për ta lënë të lirë, aq sa është edhe klauzola e shitjes së Uzunit.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit nga Stambolli nuk janë gati që ta paguajnë një shifër të tillë. Interesim për lojtarin shqiptar ka shfaqur edhe Leeds United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat